MENU
klinika

Taulant Seferi

“Dëgjova zemrën, zgjodha Shqipërinë”

18.10.2019 - 11:07

Është lojtari i dytë pas Naser Alijit që vjen nga Maqedonia e Veriut dhe zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, duke refuzuar ekipin kombëtar fqinj.

Taulant Seferi ishte një nga lojtarët e rinj të Kombëtares shqiptare, gjatë ndeshjeve me Turqinë dhe Moldavinë. Ai nuk debutoi, por pohon se do të vijë moment i tij.

Seferi ka përfaqësuar Shipërinë në ekipin Shpresa, duke qenë protagonist me gola e asiste, ndaj kalimi tek ekipi kombëtar ishte thjesht çështje kohe, ndaj ftesën e ka pritur me kënaqësi.

Sulmuesi shqiptar, që luan në Zvicër me Xamax, ka qenë pjesë e të rinjve të Maqedonisë në fillim, por më pas vendosi të përfaqësonte kombëtaren shqiptare. Kjo sipas tij erdhi, pasi ishte një zgjedhje zemre.

Futbollisti me origjinë nga Kumanova ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Xamax, ku ka folur për Kombëtaren dhe ndeshjen ndaj Young Boys.

KOMBËTARJA – “Kam pasur momente të kënaqshme me shokët e skuadrës dhe ishte një përvojë e mirë për mua dhe një javë me të vërtetë shpërblyese. Unë shpresoja të luaja, por është trajneri është ai që vendos. Unë do të mbaj mend gjatë këtë  grumbullim të parë me kombëtaren dhe shpresoj të thirrem në të ardhmen”.

ZGJEDHJA – “Unë luajta me të rinjtë e Maqedonisë, por në fund dëgjova zemrën time dhe zgjodha Shqipërinë”.

ZVICRA – “Jam shumë i lumtur që do të rikthehem të luaj në qytetin e Bernës dhe shpresoj të kthehem me një rezultat të mirë. I respektoj ata, por tani luaj për Xamax dhe jam i fokusuar këtu. Ky është futbolli dhe jam profesionist.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN