MENU
klinika

Mbështetet arsimi dhe shëndetësia

Dërgohet në qeveri projektbuxheti për vitin 2020

30.10.2019 - 12:11

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dërgon për miratim në Këshillin e Ministrave projektbuxhetin e vitit 2020, si dhe paketën fiskale që shoqëron atë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur gjatë kësaj jave, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi mbështetjen buxhetore për sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.

Ky buxhet në raport me të ardhurat, theksoi ajo, ka një rritje e lidhur dhe e ndikuar drejtpërdrejt nga rezultatet e këtij viti dhe parashikimet e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm.

“Buxheti pritet të jetë më optimist se i këtij viti. Sigurisht do të jetë me minus në krahasim me parashikimin e bërë në fillim të vitit në programin buxhetor afatmesëm, pasi edhe vet reflektimi i të ardhurave në këtë vit e kërkon këtë ndryshim”, theksoi Denaj.

Sipas saj, p/buxheti mbështet projektet prioritare, nisur nga sektori i arsimit, i cili vijoi Denaj, edhe këtë vit ka marrë një vëmendje në vlera të konsiderueshme duke rritur me 3 miliard lekë investimet. Më tej, ajo bëri të ditur se edhe sektori i shëndetësisë do të mbështetet.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Vëmendje, sipas ministres Denaj, do të marrë shlyerja e detyrimeve të prapambetura dhe në buxhet fondi do të ketë rritje.

“Ne këtë vit kemi projektuar në buxhet 19 miliard lekë si pagesë detyrimesh të prapambetura. Edhe në vitin që vjen ky zë në buxhet do të jetë me rritje. Fakti që shlyerja e detyrimeve të prapambetura në raport me TVSH nuk do të ndryshojë, pavarësisht ndryshimit të të ardhurave është një element kyç dhe tregon angazhimin që ka qeveria dhe ministria e Financave për mos akumulimin e detyrimeve të prapambetura”, tha Denaj.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka paraqitur ndryshime edhe në ligjin “Për procedurat tatimore”.

“Kemi përshkallëzuar gjobat sipas madhësisë së biznesit, pasi nuk mund të jetë e njëjta gjobë si për një biznes të vogël ashtu edhe për një biznes të madh. Parashikohet që biznesi në momentin që paguan gjobën të jetë i mundur të punojë pa qenë nevoja të bllokohet”, tha Denaj.