MENU
klinika

"Putin do të ketë porositur shampanjë"

Diplomati bullgar: Macron po shtyn Ballkanin drejt Rusisë

19.10.2019 - 17:32

“Pas vetos së presidentit francez, Emanuel Makron, homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet të ketë porositur një gotë shampanjë”.

Kështu është shprehur ish ministri bullgar i punëve të Jashtme Solomon Pasi, duke potencuar se fillimi i procesit negociues me të dyja vendet po prolongohet për së treti herë.

Ai pyeti nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me prolongimin për fillim të negociatave, po shtyhen drejt Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

“A po i shtyjmë Maqedoninë dhe Shqipërinë në duart e Rusisë, Turqisë, Iranit? Vetëm kujtoni atë që bëri presidenti Putin për të parandaluar Maqedoninë në rrugën e saj drejt NATO-s”, deklaroi ish-ministri bullgar.

kolana e librave

Ish ministri Pasi tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut një ditë do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, por shtroi pyetjen se me cilën shpejtësi do të bëhet kjo.

Sipas ish-shefit të diplomacisë bullgare, tani po bëhen përpjekje serioze që Serbia të mbetet në sferën e ndikimit rus.

“Çfarë mund të bëjmë me Makronin dhe vendimin e tij joracional? Mendoj se ministrja e Jashtme (e Bullgarisë), Ekaterina Zaharieva, mund ta bindë atë ta ndryshojë mendimin”, shtoi ai.

Sipas tij, Bullgaria nuk ka asnjë interes që Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova “të kthehen prapa.