MENU
klinika

Pa hequr dorë nga shija

Disa këshilla si të hamë shëndetshëm duke kursyer

13.10.2019 - 19:34

Çfarë do të thotë të hash shëndetshëm? Dikush e lidh këtë ide me konceptin e të ngrënit pak.

Nuk është kështu, të hash shëndetshëm do të thotë të mbrosh shëndetin dhe mund ta konsiderojmë formën më të rëndësishme të parandalimit. Pa hequr dorë nga kënaqësia e ushqimit, shija dhe larmishmëria e produkteve.

  • Si të ushqehesh shëndetshëm duke shpenzuar pak

Të ushqehesh shëndetshëm, sipas kësaj pikëpamjeje është një zgjedhje ekuilibri, jo një obsesion mendor që më pas të streson dhe të bën të ndihesh një UFO. Ekuilibri për shembull në varësi të peshës, përcakton dhe kaloritë që i duhen organizmit tonë: 50-60% karbohidrate, 20% proteina dhe 20% yndyra. Për këtë arsye, duke mbajtur parasysh këto raporte, dieta mesdhetare konsiderohet automatikisht si më e shëndetshmja nga të gjitha.

  • Të ushqehesh shëndetshëm dhe mirë

Të yshqyerit shëndetshëm nuk lidhet vetëm me sasinë dhe cilësinë e ushqimit. Ka të bëjë edhe me mënyrën se si ushqehemi (të përtypurit shpejt, të ngrënët para një smartphone, thjesht nuk të bën mirë), kohën (qëndrimet për shumë kohë pa ngrënë janë kundërproduktive) deri tek zgjedhja e shoqërisë (të qëndrosh në tavolinë me të tjerët rrit mirëqenien në kuzhinë).

  • Si të ushqehesh shëndetshëm

Të kursesh në shpenzimet për ushqime nuk do të thotë domosdoshmërisht të heqësh dorë nga të ushqyerit shëndetshëm. Krizat ekonomike herë pas here na bëjën të përshtasim stilet tona të jetesës dhe sipas një studimi të Astra Ricerche për Italnë, 40% të italianëve në dy vietet e fundit kanë reduktuar shpenzimet në ushqime.

  • Dieta për t’u ushqyer shëndetshëm

Mjafton vetëm pak për t’u ushqyer shëndetshëm pa shpenzuar shifra të mëdha: gjithçka ka të bëjë me regjimin ushqimor. Eksizojnë shumë ushqime që janë pak të kushtueshme, por me vlera të mëdha ushqyese.

  • Ja disa këshilla për një pazar të pasur nga pikëpamja nutricionale, por ekonomik për sa i përket kostove:

-Konsumoni të paktën tre vakte në ditë pa e anashkaluar mëngjesin.

-Për drekë dhe për darkë zgjidhni produkte me origjinë bimore si frutat dhe perimet e stinës, bishtajat dhe drithërat, të cilat do të ishte mirë t’i blinit në tregjet e kultivuesve lokalë.

-Përpiquni të mos ju mungojnë 5 porcione frutash dhe perimesh në ditë. Bëni një xhiro tek fruta-perimet para se të mbyllen. Do t’i gjeni me çmime më të ulëta.

kolana e librave

-Përgatisni pastat klasike me salcë domatesh. Janë të shpejta, një pjatë e kompletuar dhe ekonomike. Mund t’i shtoni vaj ulliri, borzilok dhe djathë të grirë.

-Vaktet kalorike të ndërmjetme kufizojini deri në dy herë në javë. Mbështetuni fort tek bishtajat në dietën tuaj si p.sh qiqrat, bizelet, fasulet, thjerrëzat. Mund të përgatisni edhe pjata unike si për shembull pastat me fasule.

-Mos e ekzagjeroni me konsumin e mishit. Mjafton të konsumoni një vakt mishi ½ herë në javë, mundësisht të bardhë. E njëjta gjë vlen edhe për peshkun. Mos konsumoni shumë produkte bulmeti. Mos blini proshuta ose sallamra të paketuara në vasketa. Kushtojnë më tepër se ato të banakut. Zëvendësojeni mishin me bishtajat. Me to mund të përgatisni supra të mrekullueshme me pak oriz ose elb.

-Vezët, proteinat ekonomike. Mund të gatuhen në shumë mënyra. Mund t’i kosnumoni të skuqura me pak vaj ulliri dhe asaparagë, si fritatë me kungulleshka ose thjesht të ziera.

-Përdorni vajin e ullirit dhe për gatim, jo vetëm për sallata. Planifikoni menunë javore dhe në bazë të saj, bëni pazaret.

-Përpiquni të ricikloni gjithçka që keni në dizpozicion. Për shembull nëse luleshtrydhet janë qullur, mund t’i bëni akullore. Perimet e vyshkura mund të jenë një përbërës bazë për një rizoto të mirë.

-Së fundmi, mos harroni se ritualet e shëndetshme duhet të shoqërohen gjithmonë me pak aktivitet fizik, mundësisht në ajër të pastër. Sa më shumë të ecni ose vraponi gjatë javës, aq më të mëdha janë avantazhet pozitive pë shëndetin.