MENU
klinika

"Ne premtuam përmbushje detyrash"

Dorëheqa e Zaev/ Cakaj: Ata u zotuan për dorëheqje…

19.10.2019 - 13:55

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj gjatë një dalje publike për mediat, u pyet se a mban përgjegjësi qeveria shqiptare për mos-hapje negociatash, pasi në Maqedoninë e Veriut kryeministri Zoran Zaev dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Gent Cakaj deklaroi se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha për të marrë negociatat, ndryshoi emrin dhe se liderët politikë atje janë zotuar se në rast se nuk hapen negociatat, do të ketë dorëheqje.

Cakaj tha se nuk ka ndodhur e njëjta gjë në Shqipëri, as ai dhe as kryeministri Rama nuk kanë folur për dorëheqje, por kanë bërë gjithçka që të plotësojnë kushtet e vëna nga Brukseli për hapje negociatash.

“Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më herët se dje. Zgjedhje e parakohshme në Maqedoni të Veriut nuk ka ardhur si rrjedhojë e bllokimit të negociatave. Unë thashë se Maqedonia e Veriut ka bërë një sakrificë të madhe si ndryshimi i emrit, por secili vend ka plotësuar kushtet e veta, që janë të ndryshme, ata kanë pasur emrin, ne kemi pasur procesin e vettingut.

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se do të jepet dorëheqje, është thënë se negociatat do të hapen. Prandaj , përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit atje është komplet ndryshe. Unë nuk di që unë apo kryeministri ka premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen. Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën.”, tha Cakaj.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin