MENU
klinika

Tentuan të zvogëlonin numrin e biletave

Dorëzohen turqit/ 2500 zemra kuqezi do të ndezin tribunën!

10.10.2019 - 21:00

Turqia është dorëzuar të paktën një nga pikat më të rëndësishme: tifozeria e pranishme në stadium.

FSHF lajmëron se do të jenë 2500 tifozë kuqezi në shkallët e stadiumit të Stambollit për sfidën e ditës së premte, nga 1500 që ishte reduktuar numri.

 Ka qenë zyra për shtyp e FSHF-së që ka bërë me dije se pala turke është tërhequr dhe do të jenë 2500 shqiptarë nesër në stadiumin e Fenerbahçes.

“U tërhoqën. Do të jenë 2500 tifozë shqiptarë. Njoftoni të gjithë shqiptarët dhe tifozët e interesuar të ndjekin ndeshjen në stadium që ka nisur sërish shitja e biletave”, ka njoftuar zyra për shtyp e FSHF-së.

Të gjithë tifozët kuqezi që dëshirojnë të sigurojnë një biletë për ndeshjen e nesërme, mund të kontaktojë FSHF.