MENU
klinika

Bundesliga, Java 8

Dortmund thyen kryesuesit dhe arrin Bayern

19.10.2019 - 20:49

Borussia Dortmund ka fituar 1-0 përballë kryesuesve të Bundesliga-s, Borussia Mönchengladbach. Një sukses i sigluar nga Marcos Reus me golin e vetëm të takimit të shënuar në minutën e 58’.

Reus hyn në histori me këtë gol, duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola ndaj Monchengladbach në historinë e Borussia Dortmund. Sukses ky që ka rikthyer verdhezinjtë te fitorja pas 3 barazimeve radhazi në kampionat.

Tri pikë të rëndësishme për të ndalur ritmin e Gladbach, e njëherësh për të kapur e kërcënuar Bayern Munich që këtë të shtunë u ndal në barazim 2-2 në transfertë nga Augsburg.

Dortmund tashmë numëron 15 pikë, vetëm 1 më pak se Borussia Monchengladbach e vendit të parë, e Wofsburg e Bayern Munich në të njëjtën kuotë pikësh me kryesuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN