MENU
klinika

Pas një pauze të shkurtër

Dua Lipa u rikthye në rrjetet sociale, bashkë me një surprizë!

23.10.2019 - 22:20

Disa ditë më parë, Dua Lipa “u zhduk” nga rrjetet sociale.

Dua vendosi të fshinte gjithçka dhe madje hoqi dhe foton e profilit në Instagram, ndërkohë që të gjithë u bënë kuriozë të mësonin se ç’po kurdis këngëtarja.

Më herët, Dua kishte njoftuar se shumë shpejt do të niste një epokë e re për të dhe duket se koha e saj ka ardhur!

Këngëtarja është rikthyer në Instagram me postime të reja, dhe na ka treguar edhe këngën e re që do të lançohet shumë shpejt.

“Don’t start now” quhet projekti i ri i këngëtares, i cili pritet të kthehet në hit si çdo këngë tjetër e saja.

Këngëtarja ndau në Instagram një pjesë të këngës, duke ndezur rrjetin teksa qëndron e shtirë mbi tavolinë dhe e veshur me të verdha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dua Lipa, artistja që vjen nga trashëgimia e protestës"

Artistja shqiptare pjesë e revistës “Vogue”