MENU
klinika

Fshin çdo postim nga rrjetet sociale

Dua Lipa zhduket pa lënë gjurmë…

17.10.2019 - 08:05

Dua Lipa, disa ditë më parë vendosi të fshinte çdo gjë nga llogaria e saj zyrtare në Instagram duke shqetësuar të gjithë fansat e saj anembanë botës.

Momentalisht llogaria e saj numëron më shumë se 35 milion ndjekës edhe pse këngëtarja, fituese e shumë çmimeve, ka vendosur ta ketë të zbrazët.

Në të njëjtën mënyrë, Dua ka vendosur të zbrazë edhe llogarinë e saj në Twitter e cila numëron mbi 3,49 milion ndjekës. 

Çdo veprim i kryer më parë aty, nuk ekziston më aktualisht!

E gjitha kjo mendohet se ka të bëjë me albumin e dytë të këngëtares, i cili pritet të dalë në treg shumë shpejt këtë vit. 

Dua bëri të ditur se albumi i saj i ri do të jetë një “epokë e re” në karrierën e saj, ndaj duket se epoka e re për të ka filluar që nga postimet e reja që ajo tani e tutje do të bëjë në rrjetet sociale.

Të vetmet gjurmë të Dua Lipas na kanë mbetur ato në faqen e saj zyrtare në Facebook e cila shpresojmë mos ta ketë rradhën ditën e sotme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN