MENU
klinika

"Çfarë do të doje për vendin tani?"

“Dua që qeveria…”, Blendi Fevziu habit me dëshirën e tij

20.10.2019 - 08:27

Moderatori i njohur Blendi Favziu ishte mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan” ndërsa intervista ishte konceptuar si një trekëndesh, këndet e të cilit përfaqësojnë më së miri Blendin dhe janë karriera, familja dhe udhëtimet.

Ai tregoi se intervista më e bukur politike në karrierën e tij ka qenë përballja e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002. Ai mendon se qeveria duhet të ndërrohet dhe që në pushtet të vijnë njerëz të cilët mendojnë për vendin dhe prosperitetin.

Pyetje: Çfarë do të doje tani për vendin në këtë situatë poltike?

Favziu: Të ikë qeveria. Besimin apsolut të shqiptarëve tek qeveria,  partitë të mendojnë për vendin dhe jo për vete.

Pyetje: Cilët janë tre personazhe që do doje ti intervistoje gjithmonë?

Fevziu: Janë dy ish-mbretëresha me intervistat e të cilave jam magjepsur, Jusuf Vrioni  përkthyes, dhe Ismail Kadare

Në shtëpinë e Blendi Favziut, gruaja ka gjithmonë të drejtë dhe vajzave të tij u thotë gjithmonë “Po”. Të ardhmen e tyre ai e sheh jashtë Shqipërisë sepse gazetaritn tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.

Ashtu siç edhe vihet re në rrjetet sociale, udhëtimet janë pasioni i tij, teksa tregoi se mund të niset në çdo orë dhe çdo moment në një të tillë.