MENU
klinika

Konferenca vjetore e BSH-së

Duhet të funksionojë gjyqësori!/ Meta: Bankat efektivitet të ulët!

11.10.2019 - 10:46

I ftuar në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar politikat e ndjekura nga guvernatori Gent Sejko në drejtim të instuticionit më të rëndësishëm financiar në vend.

“Zbatimi i politikës monetare konvencionale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administrimi i mirë politikës monetare dhe regjimit të kursit të këmbëmit.

Në tërësi në kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik e financiar që duhen mbështetur”, u shpreh Meta.

  • Pjesë nga Fjala e Presidentit Meta

Bankat qendrore dhe politikat mbikëqyrëse po përballen me një mjedis sfidues për hartimin e politikave. Në nivel makroekonomik, trendet e mëdha globale janë të lidhura me sektorin bankar por në mënyrë të vecantë janë edhe ndryshimet demografike sociale, grupet e interesit si edhe risitë teknologjike të cilat sjellin ndryshime të mëdha.

Situata makroekonomike globale, ajo e eurozonës dhe në veçanti e vendeve partnere ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomitë e rajonit tonë. Përmes marrëdhënieve tregtare dhe financiare si edhe emigracionit, ekonomika jonë është e lidhur ngushtë me ekonomitë e eurozonës dhe ndikohet nga zhvillimet ekonomike dhe financiare të këtyre vendeve.

Goditjet e ndryshme me natyrë ekonomike dhe financiare apo ndryshimet rregullatore të nxitura nga këto ndryshime me origjinë në eurozonë kanë dhënë ndikim të ndjeshëm jo vetëm në nivelin e çmimit, kursin e këmbimit etj, por edhe në strukturën dhe formën e biznesit dhe sektorit bankar. Eksperienca e biznesit ka treguar se sa e vështirë ka qenë ruajtja e ritmeve të rritjes ekonomike e përjetuar para viteve krizës globale financiare, ulja e ritmeve të rritjes është reflektuar edhe në tregues të tjerë makroekonomik.

Kundrejt këtyre prirjeve politika e Bankës së Shqipërisë ka realizuar zbutjen e efekteve negative të tyre. Zbatimi i politikës monetare konvencionale të Bankës së Shqipërisë ka mundësuar ndërhyrjet e duhura në kohën dhe në masën e nevojshme pa cënuar parimet bazë themeltare ku mbështetet administrimi i mirë politikës monetare dhe regjimit të kursit të këmbëmit.

Në tërësi në kuadri i politikave të ndjekura nga Banka e Shqipërisë në drejtim të rritjes së rezervave valutore, janë elementë të rëndësishëm të një pakete politikash që promovojnë stabilitetin makroekonomik e financiar që duhen mbështetur. Megjithatë mbetet shqetësim fakti që bankat në Shqipëri kanë efektivitet shumë të ulët në ekonomik.