MENU
klinika

Presidenti i FSHF për “Arenën Kombëtare”

Duka: Vetëm nga forca madhore nuk përurohet

31.10.2019 - 13:30

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka folur në lidhje me inagurimin e stadiumit, emrin e ri, por dehe të ardhmen e Edy Rejës në një intervistë për “News 24”.

Ai është i bindur se Shqipëria do të luajë në nëntor në stadiumin e ri. Duka ka konfirmuar në krye të Shqipërisë Rejën dhe për vazhdimësinë.

INAGURIMI – “Po punohet me intensitet dhe do të vazhdohet të punohet deri më datë 17 nëntor, duke u bërë gati që ky stadium të inagurohet dhe për këtë po u japim dorën e fundit përgatitjeve.

Kanë ardhur përfaqësues nga UEFA, kameranë dhe media nga Franca dhe ne kemi mbajtur shënim të gjitha vërejtet që kanë pasur dhe po i riparojmë.

Gazetarët do të do të vendosën në katin e parë, ku është dukur më e përshtatshme për ta. Nuk ka asnjë dyshim që ky stadium do të inagurohet ndaj Francës, përveç forcave madhore që nuk varen nga njërëzve”.

FTESAT – “E gjithë tribuna kryesore do të jetë me të ftuar me protokoll. Do të jenë të ftuar të zotët e shtëpisë, fillimisht anëtarët e FSHF. Janë ftuar të gjithë ata që kanë luajtur për kombëtaren shqiptare të futbollit ndër vite.

duka ceferin
duka ceferin

Gjithashtu është i ftuar nderi presidenti i UEFA-s, Ceferin, bashkë me dy zëvendëspresidentët e tij. Do të jenë edhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv dhe drejtues Federatash. Do të jetë edhe Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Shqipërisë. Do të jetë një përfaqësues i FIFA-s, por jo presidenti Infantino.”

EMRI I STADIUMIT –Ne jemi në proces dhe kjo do të përfundohet para inagurimit. Janë disa oferta për emrin dhe uroj të arrijmë në një përfundim të kënaqshëm para datës 17 nëntor. Tribunat do të kenë emra personazhesh sportivë apo historik të Shqipërisë”.

EDY REJA – “Besoj se do të jetë në krye të skuadrës. Nuk ka dyshime nga ana jonë, por duhet rmosur kontrata për ta bërë zyrtare”.

“EURO 2020”“I kënaqur në ndeshjet e fundit do të isha me 6 pikë, disi i kënaqur me 4 pikë, ndërsa me 3 pikë më pak i kënaqur. Duhet të provojmë gjithçka, pasi nuk kemi asnjë gjë për të humbur. E dimë që Franca është kampione bote, por ne do të provojmë ta nisin me fitore stadiumin e ri.”

Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”