MENU
klinika

Serie A, Java 8

Dy herë Milik, Napoli mposht Veronën

19.10.2019 - 19:53

Napoli i është rikthyer menjëherë rrugës së fitoreve, duke mposhtur 2-0 në “San Paolo” ekipin e Verona-s. Dy gola të Milik, që e ngjisin Napolin në vendin e katërt, me vetëm 3 pikë larg kreut, që mbahet nga Juventus.

Goli i parë ka ardhur në minutën e 37-të, duke cliruar trajnerin Ancelotti në stol. Në të dytën, pikërisht në 67’, është sërish polaku që realizon, duke e bërë më të lehtë suksesin.

Portieri i Napolit, Alex Meret, ka shpëtuar ekipin e tij jo një herë, jo dy herë, por plot tri herë! Meret ka qenë në vështirësi gjatë një aksioni të Veronës, dhe është detyruar të bëjë tri pritje tepër të vështira për të shmangur golin.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN