MENU
klinika

Tundoi argjentinasin

E bujshme/ Interi ofroi 250 milionë për Messin

05.10.2019 - 14:31

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është rikthyer të flasë sërish në lidhje me situatat që ka kaluar në krye të klubit katalanas.

Ai ka kujtuar ofertën e jashtëzakonshme që zikaltrit i bënë atij për Lionel Messin dhe ofertën e çmendur prej 250 milionë euro.

“Ishte viti 2006, pronari i Interit Moratti më ofroi 250 milionë euro.

Ai më ofroi këtë shifër parash dhe unë thashë jo. Nuk e konsiderova për asnjë minutë, por problemi im i vetëm ishte që po flisnin dhe tentonin me babain e Messit, Jorge.”

“Unë fola me babin e tij dhe i thashë që me shumë mundësi do të fitonte më shumë para tek Interi, por ne kemi struktura për t’u bërë një lojtar i madh, një familje që e ka ndihmuar atë që kur ishte 13 vjeç.

Fatmirësisht ata vendosën të qëndrojnë. Imagjinoi sa shumë historia do të ndryshonte nëse ne do të shisnim Messin”, – tha ai.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin