14.10.2019 - 08:18
Sipas parashikimit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme e hënë, dt.14 nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
- TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 24 °C
në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
në vendet malore: 11 / 21 °C
- ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.