MENU
klinika

E quajti ngelëse...

Arbana: Im atë ishte pa punë, mbaja familjen

22.10.2019 - 10:13

Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi njihet se nuk e ka problem aspak që të lëjë në klasë, këdo që nuk i frekuenton leksionet apo që nuk ka rezultate të mira.

E ftuar tek “Shiko Kush LUAN”, Irisi iu përgjig me katër emra pyetjes se cili personazh i njohur të cilit ajo I ka dhënë mësim, ka mbetur në klasë ku ajo ka thënë emrin e Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani.

Arbana Osmani ditën e djeshme nuk ka nguruar të japë përgjigje në profilin e saj në Instagram ku ka ndarë një formë me pyetje dhe përgjgije me ndjekësit e saj.

Ata e kanë pyetur seÇfarë recete do gatuaje për zyshën që të ngeli? ” dhe Arbana është përgjigjur si më poshtë:

Ne vitin e dyte te fakultetit, frekuentimi i te gjitha leksioneve per mua qe punoja ne Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shume per ate vend pune, dhe ne kohen kur im ate ishte i papune dhe ne jetonim ne nje shtepi me qera, puna ime per familjen time ishte shume e rendesishme. Pervec kesaj isha duke ndjekur pasionin tim, te cilin nje pjese e mire e pedagogeve te mi e kane mbeshtetur gjithmone, me perjashtime shume te rralla, sic eshte rasti i Zysh Irisit. Une e dija qe do te me mbeste ne klase ende pa filluar mesimi pasi kisha degjuar sa strikte ishte per mungesat, por ate vit zgjedhja ime ishte te ruaja punen. Do kisha dashur shume te isha ne cdo leksion te sajin sepse “gazetari radio” ishte lenda ime e preferuar (dhe ne fakt vleresimi me pas ka qene 10) por nuk mundesha sepse emisioni im ne radio ishte te merkuren ne oren 12 (atehere kur fillonin leksionet e Zysh Irisit) Dhe nuk mevjen keq. Nje vit me vone e mora 10 e dy vite me vone temen e diplomes zgjodha ta punoja prap me zyshen e prap mora 10. E vetmja gje per te cilen me vjen keq eshte qe “mikesha jone” zgjedh te trajtoje si ngelesa njerez te cilet e kane dashur lenden e saj ndoshta me shume se vete Zysha, por per arsye frekuentimi nuk kane mundur te jene te pranishem ne cdo leksion. Nga e gjithe kjo pervoje gjithsesi sot kam kuptuar nje leksion akoma me te rendesishem; nuk te ben as ngeles, as deshtak e as te paafte nota e nje mesueseje. Perkundrazi, edhe pse Zysh Irisi jam e bindur qe nuk ka patur asnje qellim te keq, te demtoje reputacionin tim apo te kolegeve te mi, iu ka deshmuar te gjithe te rinjve qe na ndjekin se edhe pse “ngeles” mund tia dalesh. Nje perqafim per te gjithe studentet qe paralelisht punojne, dhe per te gjithe profesoret e tyre, natyrisht.