MENU
klinika

Nuk dihen shkaqet

E rëndë në Fier, 16-vjeçari var veten në kasolle

27.10.2019 - 18:22

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Verri të Fierit.

Një 16-vjeçar ka varur veten në kasolle.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje, ndërsa po hetohet përse ka ndodhur ngjarja e rëndë.

  • Njoftimi i policisë së Fierit:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.