MENU
klinika

Të tjerë të plagosur

E rëndë në Librazhd/ Trajleri godet autobusin, vdes udhëtari

03.10.2019 - 09:17

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd-Qafë-Thanë dhe për pasojë ka humbur jetën një e moshuar, ndërsa dy shtetase të tjera kanë mbetur të plagosura.

Policia thekson se në këtë aksident janë përfshirë një trajleri i tonazhit të rënë me një autobus, ndërsa përplasja ka rezultuar fatale për të moshuarën 82-vjeçare, e idetifikuar me inicialet R.H

  • Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Librazhd- Qafë thanë, në vendin e quajtur “kthesa e gomave”, një mjet trajler me drejtues shtetasin A.H., banues në Durrës, si pasojë e lagështirës ka goditur autobusin me drejtues shtetasin Th.K., banues në Elbasan, si pasojë e aksidentit shtetasja R.H. 82 vjeçe ka ndërruar jetë, si dhe janë lënduar lehtë shtetaset D.M., 63 vjeçe dhe A.G., 44 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjerët në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.