MENU
klinika

Si e stisi historinë e rrëmbimit

E zhdukur prej 4 orësh, gjendet 13-vjeçarja në Tiranë

04.10.2019 - 19:45

Merr fund ankthi! Gjendet 13-vjeçarja, e cila rezultonte e zhdukur prej 4 orësh. Policia tha se vajza u rrëmbye në rrugën ‘Ndre Mjeda’ në Tiranë, nga një person i paidentifikuar.

Vajza u gjet në një qendër tregtare duke konsumuar kafe me shoqërinë.

13-vjeçarja ishte gjetur nën shoqërinë e 3 shoqeve dhe 2 shokëve, teksa pinin kafe.

Në dëshminë e saj të parë për policinë, vajza deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se kishte stisur historinë e rrëmbimit, pasi familja nuk e linte që të dilte me shoqërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dua Lipa, artistja që vjen nga trashëgimia e protestës"

Artistja shqiptare pjesë e revistës “Vogue”