MENU
klinika

Integrimi

Negociatat/ Greqia kritike: Dështimi destabilizon Ballkanin

17.10.2019 - 21:21

Ish-kryeministri Aleksis Tsipras, mori pjesë në Samitin përgatitor të Socialistëve Evropianë si vëzhgues në Bruksel.

Tsiprasi është përqëndruar edhe tek hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Tsipras ka theksuar se “dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dëmton shumë besueshmërinë dhe fuqinë e BE-së dhe forcon forcat nacionaliste dhe destabilizimin e Ballkanit”.

Në këtë kontekst, ai shprehu mendimin se Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë duhet t’iu jepet drita jeshile në mënyrë që të shmangen nacionalizmat ne Ballkanin Perëndimor.