MENU
klinika

Nisen ftesat për eventin

Edhe Motorola me telefon të palosshëm më 13 nëntor

19.10.2019 - 13:20

Tani edhe Motorola, do të ketë një telefon të palossshëm.

Falë konfirmimeve nga drejtuesit e kompanisë nuk është më pyetja nëse ekziston apo jo, por përkundrazi, çështja tani është kur kompania do të zbulojë telefonin e palosshëm, me rikrijim të një pajisje klasike.

Disa raporte janë duke shfaqur në të cilat Motorola po dërgon ftesa për një ngjarje të 13 nëntorit, në Los Angeles, duke lënë të kuptohet se do të ketë një “zbulim të shumëpritur të një ikone të rikrijuar”.

Huawei ka vonuar Mate X-in e vet, dhe Galaxy Fold tani po fillon të dalë në treg, jo pa pengesat e veta.

Konceptet e hershme bazuar në rrjedhjet dhe thashethemet, sugjerojnë se telefoni do të duket kështu