MENU
klinika

Ja si ta përdorni

Efektet e çikores kundër diabetit

17.10.2019 - 09:53

Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët dhe më të mirat për shëndetin e tyre.

Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.

cikore-750x500

Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.

Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin.

Çikorja Kundër Diabetit

Sa i përket këtij të fundit, dy studime të reja tregojnë se konsumi i rregullt i zhardhokut të çikores (pjesa e rrënjës) ndihmon në uljen e nivelit të glukozës në gjak tek njerëzit që rrezikohen nga diabeti i tipit dy.

Kjo rrënjë është mirëbërëse edhe për njerëzit që janë në fazat e para të diabetit të cilët kanë nevojë të ulin sasinë e sheqerit të konsumuar dhe të humbasin në peshë.

Çikorja ndihmon të eliminojë qelizat yndyrore në mëlçi dhe në muskuj por edhe përmirëson sekretimin e insulinës pas vaktit.

Nga ana tjetër fibra që gjendet tek bima është shumë e mirë për shëndetin e stomakut, thonë ekspertët.

Ata shpjegojnë se sasitë e larta të fibrës tek çikorja ndihmojnë kundër kolesterolit, rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe përmirësojnë tretjen.

Zhardhoku është shumë i pasur edhe me prebiotikë që ushqejnë dhe mbrojnë mikrobiomën në stomak.

Si Të Konsumoni Zhardhokun e Çikores

Ky zhardhok ka shije të hidhur dhe pikante. Ai  mund të zihet dhe të hahet si një perime duke e marinuar me kripë, vaj e limon.

Sipas dëshirës, ju mund ta prisni zhardhokun në feta e t’i piqni ato në furrë ose në skarë me pak yndyrë, kripë, limon e erëza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jetoni shëndetshëm!

Ushqimet që luftojnë kancerin!