MENU
klinika

Buxheti faktik 2018

“Ekonomia u rrit 4 herë më shumë se në 2013-ën”

17.10.2019 - 11:32

“Gjatë vitit 2018, ekonomia shqiptare vazhdoi tendencën pozitive dhe përshpejtuese të rritjes, tendencë kjo e arritur që prej viti 2014. Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto për vitin 2018 arriti nivelin 4.1% nga 3.8% që ishte një vit më parë. Ky nivel i rritjes ekonomike është katër herë më i lartë se niveli prej 1% i gjetur në 2013”, tha sot në Kuvend, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Duke folur në Kuvend për projektligjin “Për miratimin e buxhetit faktik për vitin 2018”, Spiropali shtoi sereformat e ndërmarra në 6 vite qeverisje nuk kanë qenë të lehta, madje disa prej tyre kanë qenë të vështira por të domosdoshme dhe përcaktuese, për konsolidimin e nocionit shtet nga njëra anë, për kthimin në binarë të financave publike dhe stabilitetin makro-ekonomik dhe në anë tjetër, reduktimin e deficitit të borxhit publik dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, rritjes së kursimit duke siguruar mbështetje të vazhdueshme buxhetore për sektorët prioritarë, shpallur nga qeveria Rama, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura”.

Spiropali duke iu referuar BB theksoi se papunësia shënoi këtë vit nivelin më të ulët historik 11.5%

Reformat shtetbërëse shënuan kthesën e madhe por kanë prodhuar rezultate të pakundërshtueshme. Produkti i këtyre reformave sipas institucioneve të besueshme ndërkombëtare. Sipas Bankës Botërore, papunësia shënojë këtë vit nivelin më të ulët historik 11.5% ndërsa rezultojnë 274453 vende të reja punë më shumë se në vitin 2013. Banka Botërore thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua me 3.4% në tremujorin e dytë të viti 2019”, tha ajo.

Në vijim, Spiropali tha se “për vitin 2018 u arritën rezultate të prekshme në të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht në sektorë thelbësor, shëndetësi, arsim, bujqësi, infrastrukturës, energji, furnizim me ujë dhe turizëm.

“Këto reforma ndikuan në nxitjen e zhvillimin të ekonomisë, zgjerimin e veprimtarisë së biznesit dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Buxheti i viti 2018 mundësoj arritjen e disa objektivave thelbësor, si konsolidimi i stabilitetit makro-ekonomik e fiskal, nëpërmjet reduktimit të deficitit borxhit publik dhe ruajtjen së një balance primare pozitive në zbatimit të plotë të rregullave fiskale”, tha Spiropali.