MENU
klinika

Zjarri kërcënon Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit

Elbasan/ 150 ton ekzogjen 3 ton barut të zi në rrezik serioz

19.10.2019 - 20:14

Një zonë me shkurre është përfshirë nga flakët në fshatin Mjekës, ku si pasojë e erës dhe barishteve të thata, zjarri rrezikon që të prekë Uzinën e Lëndëve Plasëse të Mjekësit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy automjete zjarrfikësish, ku po punojnë për shuarjen e flakëve. Uzina e armëve që ndodhet pranë vatrës së zjarrit përmban lëndë shumë të rrezikshme dhe do të kishte pasoja të rënda nëse bie në kontakt me zjarrin.

Burimet bëjnë me dije se Uzina është vetëm 100 metra larg këtij zjarri, ndërsa zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi që ti afrohen vatrës për shkak të terrenit të vështirë.

Të njëjtat burime theksojnë se në këtë uzinë edhe pse kohët e fundit janë bërë çmontime të shumta, ende ka brenda një sasi prej 150 ton ekzogjen dhe 3 ton barut i zi.

Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për eksplozivë. Kombinati ndodhet në fshatin Mjekës në rrethin e Elbasanit.

Ndërmarja shtetërore ka prodhuar eksplozivë dhe propelante që nga viti 1962 Në vitin 1982 filloi prodhimin e eksplozivëve të fuqishëm me liçensën e “BOFORS” në mjedise të reja dhe të përshtatshme.

Janë gjithësej 6 uzina të vendosura në afersi të qytetit të Elbasanit, që ndodhet rreth 50 km nga Tirana.

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!