MENU
klinika

Projekti prej 2 milion eurosh

Pas 50 vitesh, investohet në përroin e Zaranikës

19.10.2019 - 14:14

Ka nisur rikonstruksioni i argjinaturës së përroit të Zaranikës në Elbasan. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla theksoi se ky projekt që shkon 2 milionë dollarë, synon riforcimin e të dy pritave anësore të përroit të Zaranikës.

kolana e librave

“Ka nisur rikonstruksioni i argjinaturës së përroit të Zaranikës, i cili në një gjatësi prej 5.1 km shtrihet përgjatë pjesës perëndimore të Elbasanit. Çarja e argjinaturës së këtij përroi dhe degradimi për shkak të mbi 50 viteve që nuk ishte ndërhyrë, rrezikonte përmbytjen e mbi 50 mijë banorëve të Elbasanit. Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja dhe deputetët Evis Kushi e Florenc Spahu inspektuam ecurinë e punimeve.
Ky është një projekt i madh që shkon 2 milionë dollarë dhe që synon riforcimin e të dy pritave anësore të përroit të Zaranikës.
Për ne është shumë e rëndësishme cilësia e punimeve sepse këtu është investuar para 50 viteve dhe po investojmë për shumë vite që do të vijnë. Padyshim që ne do të mbështesim bashkinë edhe për pjesën e dytë dhe të tretë të projektit për ta shndërruar këtë zonë në një shëtitore dhe hapësirë shlodhëse për njerëzit.
Projekti ka parashikuar ndërhyrje në të gjithë gjatësinë e tij deri në derdhjen në lumin Shkumbin duke i dhënë zgjidhje përfundimtare problemit”, shkruan Balla.