MENU
klinika

“Dëgjoj zërin tënd dhe mendoj se do të takoj"

Emina Cunmulaj prek me fjalët për të ëmën e ndjerë

24.10.2019 - 18:37

Modelja Emina Cunmulaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku ka ndërtuar jetën e saj dhe është shumë e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy vajzave të tyre.

Emina është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku me ndjekësit e saj të shumtë ndan momente nga përditshmëria.

Por e vetmja që i mungon modeles është nëna e saj, të cilën e humbi gjashtë vite më parë. Edhe pse ka kaluar pak kohë, Eminës i peshon njësoj mungesa e saj dhe këtë e ka shprehur në një status të gjatë në “Instastory”, që na i mbushi sytë me lot.

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish.

Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje!”, shkruan Emina në postim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“E llastuar që merr burrë për interes!”

Emina Cunmulaj ka një përgjigje epike për…

“E mendoja si diçka të frikshme”

Emina Cunmulaj zbulon moshën për herë të parë