MENU
klinika

Këngëtari tregon si humbi shtëpinë

Endri Prifti në “kurthin” e lojërave të fatit

21.10.2019 - 22:25

Pasditen e sotme i ftuar  në “Ftesë n 5” me Bieta Sulon ishte Endri Prifti.

Ai jo vetëm që sqaroi të vërtetën e statusit në të cilin akuzonte qeverinë se i kishin vjedhur 50 mijë euro në baste, por denoncoi edhe  padrejtësinë tjetër, e cila ka të bëjë me një shtëpi.

Këta të vjedhin shtëpinë, vete tjetri të hap shtëpinë, ndërron çelësin, t’i merr që të gjitha… Kisha 13 vite kredi për një shtëpi që kisha blerë në Korçë dhe 12 vjet pagova gjithë shtëpinë. Në mars, gjatë kohës që isha në turne në Amerikë, nuk u paraqita dot në gjyq, avokati im kishte ikur rastësisht në Kanada e s’ishim marrë vesh. Vetëm për mosparaqitjen një herë në gjyq, ata tre gjyqtarët e lanë hajdutin të fitonte”,- tregoi ai, duke lënë të kuptohej se një nga kundërshtarët e vet ishte bërë shkas që të humbte shtëpinë e të niste procedurat nga fillimi.

Endri shtoi se për këto gjëra që ka bërë në jetën e tij shpesh kritikohet nga vëllai i tij, Stefi, me të cilin ka një marrëdhënie të ngushtë.