MENU
klinika

Kërkesa e PD-së

Fati i kryebashkiakut të Vorës, ja kur mblidhet KQZ

30.10.2019 - 13:29

Pak orë pasi Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të vendosë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, vjen dhe reagimi nga ky institucion.

Kajmaku akuzohet nga PD se ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave false, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.

Mësohet se KQZ do të mblidhet të premten në orën 10:00 për çështjen e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Në kërkesën e firmosur prej Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, drejtuar KQZ-së, Partia Demokratike kujton se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

Në këtë kërkesë, drejtuar Kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe që i është dërguar për dijeni Ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë, theksohet qëndrimi i mëparshëm që KQZ-ja ka mbajtur në rastet e heqjes së mandatit të deputetëve Gledion Rahovica dhe Aqif Rakipi, raste këto që janë identike me atë të Agim Kajmakut.