MENU
klinika

Ministria e Bujqësisë asnjë masë

Fermerët e Fierit hedhin prodhimet në lumë

09.10.2019 - 10:09

Fermerët e Fierit janë detyruar sot të hedhin prodhimet e tyre në lumë.

Shkak për këtë është bërë kërkesa absurde e grumbullesve, të cilët kërkojnë t’i blejnë perimet me 2 lekë për kilogram.

Në një video të siguruar dëgjohet një fermer nga Roskoveci i Fierit që thotë se po detyrohet të hedhë një kamion me perime, kryesisht me speca.

Ndërkohë Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese për fermerët. Kjo situatë ndodh pothuajse çdo vit në zona të ndryshme të vendit.

Fermerët detyrohen t’i hedhin prodhimet në lumë për shkak se nuk gjejnë treg për shitje.