Qyetarët e kryeqytetit, janë surprizuar këto ditë, që shënojnë edhe mbylljen e “tetorit të librit”, me instalacionin e ri në sheshin “Skënderbej”./Konica.al
“Fjalori i gjuhës shqipe”, vendosur aty, po tërheq vëmendjen e kalimtarëve të të gjitha moshave.
Fjalori erdhi në përmbyllje të “tetorit të librit”, nga Ministria e Kulturës. Përmes një monitori, bashkëlidhur me të, qytetarët mund të kërkojnë kuptimin e cilësdo fjalë të fjalorit.
Njerëzit e shumtë që përshkojnë çdo ditë sheshin “Skënderbej”, ndalojnë për ta vëzhguar, por edhe për të shkrepur në telefonat e tyre, një fotografi para tij.
“Fjalori i Gjuhës Shqipe” është botim i Akademisë së Shkencave dhe Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë”. Ai përmban rreth 35 000 fjalë, 7 000 njësi frazeologjike dhe mbi 100 000 kuptime.