Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe e halore të fshatit Koçaj, në Bashkinë Bulqizë.
Zjarri, i nisur që ditën e djeshme në vendin e quajtur “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj, është drejtuar drejt masivit pyjor të Balgjajt.
Njoftimet paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah.
Prej dy ditësh, specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre.
Sot është nisur drejt zjarrit edhe shërbimi pyjor në Bashkinë Bulqizë. Drejtori i këtij institucioni tha se fikja e zjarrit po bëhet e pamundur në rrugë tokësore.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë policia ka nisur hetimet.