MENU
klinika

Një përegjigje për ambasadorin britanik

Flamuri në zyrën e Albin Kurtit, reagon Vuçiç

17.10.2019 - 12:47

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i ka kthyer përgjigje ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, rreth çështjes së flamurit kuqezi në zyrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Faleminderit për përgjigjen tuaj të qartë. Të gjithë i kuptuam”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Twitter.

Kjo përgjigje e tij erdhi pas asaj të Ambasadës britanike në Kosovë bërë të mërkurën.

Në reagimin e saj kjo Ambasadë theksoi se është punë e tyre që të punojnë me akterë udhëheqës politikë në Kosovë, dhe nuk zgjedhin se si bashkëbiseduesi rregullon dhomën.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me udhëheqësit politikë në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.

Reagimet e Vuçiç erdhën pas një takimi që pati në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.