MENU
klinika

Pas Bankës Botërore: Do jetë vetëm 3%

FMN parashikon ulje të rritjes ekonomike në vend

16.10.2019 - 16:58

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të vendit për vitin 2019, në raportin e fundit të “Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019”.

Tashmë fondi pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ky është institucioni i dytë, pas Bankës Botërore që ka rishikuar në rënie pritshmëritë për ecurinë e ekonomisë. Pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë.Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Megjithatë, në afat të mesëm, FMN është më optimiste sesa Banka Botërore, duke parashikuar një rritje prej 4% në 2020 dhe 2024, nga 3.5% që është pritshmëria e Bankës Botërore.Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi.

Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria në ngërç kreditimi

Bie kredia për ekonominë, FMN zbulon shkaqet

Gafat e Bankës Qendrore Evropiane

A është ky fundi për euron?