MENU
klinika

Furtunë në Vlorë

Dorëhiqen drejtuesit e rinj të Hipotekës

08.10.2019 - 10:33

Sërish dorëheqja ne Hipotekën e qytetit të Vlorës.

Drejtuesit e rinj janë larguar nga posti, duke krijuar sërish një situatë të rëndë në këtë institucion.

Ditën e sotme mësohet se kanë dhënë dorëheqjen drejtorja e re Elona Hodaj dhe zv. drejtori Krenar Xhemali.

U duk se emërimi i Hodajt me 19 shtator, mbyllte rrokadën në institucionin ku u pushuan 6 juristë dhe u paralajmëruan me vërejtje 19 të tjerë.

Hodaj kishte mbajtur më herët postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.