MENU

Turqit na ndëshkojnë në fund

Gafë e Strakoshës/ Shuhet ëndrra e Shqipërisë!

11.10.2019 - 23:02

Shqipëria e Edi Rejës luan më kokën lart në Turqi, por në fund del e humbur nga kjo “finale”.

Sfida nisi menjëherë “e nxehtë” dhe pas vetëm 3 minutash, arbitri akordoi një faull inekzistent në favor të Cenk Tosun, me sulmuesin t9urk që ra në tokë pa pasur kontakt me Dermakun, ndërsa mbrojtësi kuqezi mori të verdhë.

Të besuarit e Rejës kërcënuan dy herë me Cikalleshin, por pa rrezik, ndërsa rastet më të mira për të shënuar i pati sërish lushnjari Rey Manaj, por këtë herë gaboi në mënyrë të pabesueshme, duke falur turqit në të paktën 4 momente “të arta”.

Pikërisht në këtë moment “u aktivizua” ligji i pashkruar i futbollit, që nëse nuk shënon, do pësosh dhe kështu ndodhi me kuqezinjtë, që panë topin të ndalej në rrjetë nga një aksion aspak i rrezikshëm, ku portieri Strakosha gaboi në dalje dhe u përplas me Ismajlin, duke lënë Cenk Tosun me portën e boshatisur, ndërsa ky i fundit nuk gaboi dhe gjeti golin e fitores.

Vërshëllima finale e rumunit Hageland la në fuqi fitoren minimale 1-0 të turqve, që marshojnë drejt Europianit 2020, ndërsa Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë dhe edicionin e ardhshëm eliminator.