MENU
klinika

Media në zi!

Gazetarja e njohur ndërron jetë në moshën 27-vjeçare

01.10.2019 - 20:11

Gazetarja e BBC, Hanna Yusuf, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije drejtori i lajmeve të “BBC” Fran Unsworth, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai u shpreh se Hanna ishte një gazetare e re dhe e frymëzuar, e cila u admirua gjerësisht nga publiku.

Shkaku i vdekjes së saj nuk është bërë ende i ditur dhe mjekët nuk kanë zbuluar asnjë informacion të saktë.

Hanna fliste dhe kuptonte gjashtë gjuhë, duke përfshirë atë somaleze dhe arabishte.

Në vitin 2015 ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, pasi në një intervistë për “The Guardian” ajo tregoi vendimin e saj për të veshur hixhabin, duke argumentuar se “kjo nuk ka të bëjë me shtypjen e grave, por është një deklaratë feministe”.