MENU
klinika

Videomesazhi për Ramën

“Gënjeshtari kronik”, Basha: Premtoi ulje taksash, por solli varfëri!

12.10.2019 - 17:14

Kreu i Partisë Demokratike ka rikthyer akuzat për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij elektorale, por vetëm ka mashtruar!

Ai është ndalur tek ulja e taksave, ku shprehet se gjatë qeverisjes së Ramës, jo vetëm që shqiptarët nuk kanë parë ule të taksave, por përkundrazi, sipas kryedemokratit, ato janë rritur.

Duke e etiketuar si “gënjeshtar kronik”, ka publikuar disa shifra, sipas së cilit faktojnë akuzat e tij.

“Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”! Edi Rama është mashtrues. Ai nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet. Rama 2013: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve FAKT, taksat u rritën për 95 % të shqiptarëve. Paguajmë më shumë. 1.9 miliardë euro taksa.

Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”

FAKT! Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara As nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 61% në 71%. 3.2 milairde euro ppp janë borxh i fshehur

Në 6 vjet, Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro ose Sa buxheti në 1 vit”, shkruan Basha.