MENU
klinika

"Kthehuni dhe përdorni njohuritë në vendin tuaj"

Giuseppe Conte thirrje “të prerë” studentëve shqiptarë në Itali

15.10.2019 - 17:38

Kryeministri Edi Rama ka pritur  pasditen e sotme në një takim zyrtar homologun e tij italian, Giuseppe Conte. Ky i fundit para mediave u ndal edhe tek raportet që ka Italia me Shqipërinë, ndërsa shtoi se bashkëpunimet mes dy vendeve, duhet të kalojnë në të tjera nivele dhe jo të mbesin në gjendjen aktuale. Shefi i qeverisë italiane pohoi se Shqipëria  duhet të punojë fort, me qëllim që të krijojë një klimë më të mirë e të favorshme për bizneset.

Mes tjerash, kryeministri italian Conte kishte dhe një mesazh për studentët shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Itali:”Studentët shqiptarë janë të integruar dhe kam pasur rastin të njohë studentët që janë përpjekur maksimalisht në nivelin e tyre të studimeve. Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin në fushën e kërkim-zhvillimit.  Unë them gjithmonë se është e bukur të përfitosh një eksperiencë jashtë, por do të ishte e mirë, që studentët të kthehen në tokë e tyre për të aplikuar njohuritë e tyre”-tha ai.

Pjesë nga fjala e Contes:

“Shqipëria duhet të tregohet në nivelet e duhura më një botë të re. Duhet të përmirësohet klima e biznesit, administrata publike dhe institucionet të jenë më efikase dhe transparente. Ne jemi të lumtur për nivelin bashkëpunimit edhe në aspektin kulturor, sepse tashmë nuk jemi në nivel dytësor sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kemi një numër të madh studentësh shqiptarë në Itali, ne gjithashtu kemi mësues dhe lektorë italianë që veprojnë me punë e tyre në Shqipëri dhe Tiranë. Studentët shqiptarë janë të integruar dhe kam pasur rastin të njohë studentët që janë përpjekur maksimalisht në nivelin e tyre të studimeve.

Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin në fushën e kërkim-zhvillimit.

Unë them gjithmonë se është e bukur të përfitosh një eksperiencë jashtë, por do të ishte e mirë, që studentët të kthehen në tokë e tyre për të aplikuar njohuritë e tyre”-theksoi ai.