MENU
klinika

Ekspertët zbresin në terren

Gjenden predha të Luftës së Dytë Botërore në Durrës

14.10.2019 - 16:13

Në qarkun e Durrësit janë zbuluar sot disa predha, të cilat sipas ekspertëve datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Predhat janë konstatuar afër xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator në këtë zonë.

kolana e librave

Predhat janë të zhytura thellë në dhe, ndërsa fatmirësisht janë pikasuar shpejt nga punonjësi i eskavatorit, i cili ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Whatsapp Image 2019 02 23 At 13.55.47 1

Menjëherë janë njoftuar forcat xheniere, të cilat pritet të rrethojnë zonën për të bërë të largimin e predhave nga zona e fshatit, dhe më pas të kryejnë çmontimin e tyre.