MENU
klinika

Përshëndetja ushtarake

Gjermanët e largojnë, e merr klubi turk

15.10.2019 - 18:27

Përshëndetja ushtarake që Turqia bëri pas golit ndaj Shqipërisë dhe pas golit në Francë, ka kthyer polemikat në Europë, duke e konsideruar diçka provokuese dhe skandaloze, pasi i referohet luftës që ushtria turke po bën ndaj kurdëve.

Ndërkohë, turku Cenk Sahin, pasi u përjashtua nga klubi gjerman St.Pauli për një postim në Instagram, ku kishte mbështetur ofensivën ushtarake dhe sulmet në Veri të Sirisë nga Turqia kundër popullit kurd, tani është gati për një aventurë të re.

cenk sahin
cenk sahin

Një pozicion i fortë ai i klubit të ligës së dytë gjermane, edhe pse historia e St.Paulit është e përbërë nga ideale nacionaliste.

St.Pauli u distancua nga futbollisti, duke i ndërprerë kontratën. Por klubi turk Istanbul Basaksehir, e ka mirëpritur në gjirin e vet Sahin. Flitet se pas Basaksehir qëndron presidenti i Turqisë, Erdogan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN