MENU

Nga Deutsche Welle

Gjermanët nuk kanë besim tek kryetarja e re e CDU-së

07.10.2019 - 11:20

Shumica e gjermanëve nuk besojnë se pasuesja e Angela Merkelit në postin e e kryetares së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer do të ishte e përshtatshme si kancelare. Dy sondazhe të fundit tregojnë pak mbështetje për të.

Në një sondazh të institutit të opinionit, Insa për gazetën gjermane, „Bild”, kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer gëzon pak mbështetje për një kandidaturë të ardhshme si kancelare. Shumica e gjermanëve nuk do t’ia besonin pasueses së Angela Merkelit në postin e kryetares së konservatorëve edhe postin e kancelares. 63% e të anketuarve mendojnë, se ajo nuk është e përshtatshme për këtë post. Vetëm 11% mendojnë, se ajo do ta bënte mirë këtë detyrë.

Pak mbështetje edhe tek përkrahësit e unionit

Edhe në një sondazh tjetër i institutit, Kantar Public për projektin e revistës „Spiegel” – Shkalla e Politikanëve Kramp-Karrenbauer duket, se gëzon pak mbështetje për një kandidaturë si kancelare e ardhshme. Vetëm 29% e të anketuarve dëshirojnë për të një „rol të rëndësishëm”. Krahasuar me dhjetorin e kaluar, pak pas zgjedhjes së saj si kryetare e Partisë Kristiandemokrate, CDU, kjo është rënie gati me 50%. Në një krahasim me pesë kandidatë të mundshëm për kancelarë, Kramp-Karrenbauer merr më pak pikë. Por as kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet (CDU), as kreu i kristiansocialëve, Markus Söder, ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD) dhe kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck nuk gëzojnë ndonjë mbështetje të madhe.

Dyshime për kryetaren e CDU-së, Kramp-Karrenbauer ka edhe mes votuesve të partisë së saj dhe unionit CDU/CSU. 56% e përkrahësve të unionit konservator kanë dyshime për aftësitë e ish-kryeministres së landit të Saarit në drejtimin e postit më të lartë në Gjermani, bën të ditur instituti i opinionit, Insa.

Vetëm 20% përkrahës të konservatorëve kanë besim, se ajo do ta kryente mirë detyrën e kancelares. Unioni konservator do ta emërojë kandidaten apo kandidatin për kancelar të Gjermanisë pas një viti. Zakonisht, kryetari apo kryetarja e partisë CDU-së zgjidhet edhe si kandidat për kancelar në zgjedhje parlamentare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gjermania, qendra e Bashkimit Europian"

Evropa në duart e pasardhësve të Merkelit…

Deklaratat e Annegret Kramp-Karrenbauer

“Pasardhësja” e Merkelit: Epoka e saj ka mbaruar