MENU
klinika

"Ju vijoni me reformat"

Gjermania: Herën tjetër, Franca nuk mund të bllokojë më negociatat!

20.10.2019 - 17:08

Këshilli Europian vendosi të Premten të mos hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e shtyrë vendimin për në samitin e Zagrebit në maj të vitit 2020, por Berlini, një nga lobuesit e fortë për të dy vendet e Ballkanit kërkon nga Tirana dhe Shkupi që të vijojnë reformat, pasi rruga për në BE mbetet e hapur.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul shprehet se

“Unë u bëj thirrje të dy vendeve që ta marrin votën negative të Këshillit Evropian, si një nxitje për të vazhduar të gjitha përpjekjet e reformës.

Nëse të dy vendet mbeten në këtë kurs, Parisi nuk do të jetë në gjendje të ndalojë negociatat e pranimit për herë të dytë. Bundestag është në ndjekje të axhendës. Gjermania qëndron e vendosur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Wadephul.

Ndërsa relatori përgjegjës për cështjen e integrimit të dy vendeve të Ballkanit, Christian Schmidt thotë se “Vendimi negativ i Këshillit Evropian duhet të rishikohet në kohën e duhur. Lidhja e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian nuk duhet të bllokohet. Ne i qëndrojmë bindjes se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një vend në Bashkimin Evropian nëse ato i plotësojnë kriteret.

Kjo përfundimisht përfshin fillimin e procesit të regjistrimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku në deficitet e mbetura. Nëse BE nuk kujdeset për Ballkanin Perëndimor, fuqitë e tjera do ta bëjnë atë sferën e tyre të ndikimit. Askush nuk e dëshiron atë”, tha ai.