MENU
klinika

Reforma në drejtësi

Gjermania vlerëson rezultatet e arritura

02.10.2019 - 16:35

Gjermania ka shprehur sërish mbështetjen e tyre për Shqipërinë përsa i përket Reformës në Drejtësi. Një delegacion gjerman i CSU-së është takuar me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ku kanë vlerësuar rezultatet e arritura deri më tani mbi implementimin e Reformës në Drejtësi.

Kreu i delegacionit nga Landtag-u i Bavarisë, Thomas Kreuzer thurri elozhe ndaj punës së ministres Etilda Gjonaj, duke theksuar se do të vijohet t’i ofrohet përkrahje për projektet që kanë në fokus forcimin e shtetit të së drejtës.

Delegacioni gjerman shfaqi interes mbi luftën kundër korrupsionit dhe masat e ndërmarra duke siguruar mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë në rrugën e reformave që po afrojnë vendin me Bashkimin Europian.

Ministrja Gjonaj falënderoi deputetët për vizitën dhe mbështetjen e ofruar ndaj punës së saj si minister, por edhe në rrugëtimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministrja theksoi se për zbatimin e Reformës në Drejtësi është duke u realizuar një ndryshim radikal dhe unik në llojin e vet në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë.

Delegacioni gjerman u njoh edhe me rezultatet e vettingut si dhe me procesin e plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, procese të cilat priten të mbyllen brenda muajit tetor.

“Vlerësimi dhe mbështetja e CSU-së gjermane për punën tonë, është motivim i shtuar për të çuar më tej reformat e ndërmarra mbi fuqizimin e shtetit të së drejtës. E nderuar, që vizita e delegacionit gjerman në Ministrinë e Drejtësisë, ishte e mbushur me mesazhe pozitive për atë çka kemi bërë, atë çka po bëjmë dhe atë që kemi premtuar se do të bëjmë deri në përmbushjen e objektivave tona të cilat janë të përputhura me standardet europiane. I shpreha falënderime grupit të deputetëve të kryesuar nga z. Thomas Kreuzer për të gjithë përkrahjen e ofruar, duke mbajtur në këmbë urat tonë të bashkëpunimit dhe konkretisht luftës kundër korrupsionit“, ka theksuar Gjonaj.

Më tej, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ajo njohu palën gjermane mbi rezultatet e punës së Task Forcës Ndërinstitucionale Antikorrupsion si dhe me ngritjen e Rrjetit të Koordinatoreve Antikorrupsion në institucionet dhe agjencitë qendrore që ofrojnë sherbime ndaj qytetarëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ruçi-Balla me Presidentin e Bundestagut

“Gjermania mbështet Shqipërinë në BE”

Reagimi i Ambasadës Amerikane

‘Nuk ka ndalim për Drejtësinë’


Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!