MENU
klinika

Në funksion të turizmit

Gjirokastra Air Show, hapet pista e aeroportit

05.10.2019 - 20:08

Një event multidimensional ka nisur të organizohet nga data 4-6 tetor 2019 në qytetin e gurtë Gjirokastër. “Gjiro Air Show” përfshin një sërë aktivitetesh ku më kryesoret janë natyrisht fluturimet nga pista e aeroportit të Gjirokastrës.

Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shprehet se “Gjiro Air Show”, është një fillim i mirë për ta vënë aeroportin e qytetit në funksion të turizmit.

“Eventi i sotëm nuk do të jetë i vetmi. Do të pasohet nga të tjera aktivitete sportive që sjellin në Gjirokastër vizitorë vendas e të huaj. Vetëm prej këtij organizimi, këtë fundjavë nuk gjeje dot vende të lira në hotelet e Gjirokastrës”– citon Çuçi.

Eventi në javën e parë të tetorit organizohet nga Federata Shqiptare e Aeronautikës, Bashkia Gjirokastër dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Pista e aeroportit të Gjirokastrës është hapur për të pritur këtë event ku kanë nisur të çohen në ajër edhe ballonët shumëngjyrësh, pjesë e spektaklit që ka zgjuar veprimtaritë turistike, tradicionale artizane, agroturistike, kulinare, pikniket e ato sportive.