MENU
klinika

Nga The Washington Post

Gjithë këto protesta anë e mbanë botës e kanë një të përbashkët…

28.10.2019 - 17:09

Deri në javën e kaluar ishte e pamohueshme: 2019 është bërë viti i protestuesve në rrugë.

Ndërsa qindra mijëra marshuan në Hong-Kong dhe Santiago, Liban dhe Londër, ajo që u konsiderua një shpërthim global i fuqisë së njerëzve ishte duke shkaktuar panik tek disa qeveri, dhe ngriti disa pyetje interesante se si dhe pse po ndodhte gjithçka.

Sigurisht, fenomeni nuk është i ri.

Që nga fundi i viteve 1980, kur njerëzit dolën në rrugë në Filipine dhe Korenë e Jugut, dhe më pas në vendet e robëruara të Evropës Lindore, lëvizjet masive të njerëzve kanë shkatërruar qeveritë ose, të paktën, kanë krijuar trazira politike.

Por ky vit është i jashtëzakonshëm për përmasat dhe larminë e trazirave.Hong-Kongu, i cili tani ka arritur 20 javë rresht protestasmasive, ka pasur ndoshta kryengritjen më të ‘bujshme’. Në Lindjen e Mesme ka patur demonstrata në Algjeri, Sudan, Egjipt dhe Irak, përveç Libanit.

Në Amerikën Latine, trazirat e Kilit pasuan protestat masive në Ekuador, Argjentinë dhe Honduras. Në Evropën Lindore, Rumania, Sllovakia, Republika çeke, Serbia dhe Gjeorgjia janë tronditur. Vladimir Putin është dashur të luftojë me demonstratat më të mëdha në Rusi që nga viti 2002. Dhe lista vazhdon.

Pse tani? Mbi të gjitha, ekonomia globale është akoma në rritje. Në pjesën më të madhe të botës, varfëria po bie. Qeveritë në shumë vende ku marshojnë njerëzit janë të korruptuara, shtypëse ose thjesht jofunksionale.

Një studim i New York Times e paraqiste këtë si “një zhurmë më të lartë se zakonisht” kundër elitave në vendet ku demokracia është një burim zhgënjimi. Por kjo nuk shpjegon situatën e Algjerisë apo Hong-Kongut.

Një përfundim i thjeshtë mund të jetë që trazirat globale nuk kanë karakteristika të përbashkëta përveç daljes në rrugë. Por unë mendoj se ka më shumë se kaq.

Hong-Kongu dhe Egjipti, Kili dhe Libani kanë dy gjëra të përbashkëta: mediat sociale dhe një brez në rritje të të rinjve të pakënaqur.

Kombinimi i të dyve ka ndryshuar ekuilibrin e pushtetit midis qeverisë dhe shoqërisë në të dy shtetet demokratike dhe autoritare.

Protestat e Kilit filluan jo me sindikatat ose partitë e opozitës, por me studentë të shkollave të mesme, të cilët përdorën mediat sociale për t’u bërë thirrje të tjerëve që të dilnin në rrugë.

Në Egjipt, mijëra adhurues të futbollit kryesisht të rinj, meshkuj dolën në rrugët e Kajros në përgjigje të një thirrje nga një biznesmen i panjohur më parë i cili postoi video në YouTube duke denoncuar korrupsionin.

Deri më tani, përdorimi më i sofistikuar i mediave të reja është nga lëvizja e opozitës në Hong-Kong, e cila e ka përdorur atë për të mbetur pa lider.

Si kudo tjetër, shtylla kurrizore e lëvizjes janë të rinjtë, përfshirë adoleshentët.

Kjo është një gjeneratë e motivuar, që kërkon ndryshime dramatike në status quo-në politik. Në këtë kuptim, rinia e vitit 2019 është pak si ato të vitit 1968.

Protestat masive që ata kanë gjeneruar kanë pasur synime shumë të ndryshme në vende shumë të ndryshme. Por ata duket se kanë sjellë një epokë të re të konfliktit politik.

Nga The Washington Post

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN