MENU
klinika

Ja sa vite dënim do të vuaj Roland Hysi

Kërkoi favore seksuale, Hysi mbyllet pas hekurave

17.10.2019 - 11:53

Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, i cili akuzohet për korrupsion është dënuar sot nga Gjykata për Krime të Rënda me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtua, ai  përfiton ulje dhe dënohet me 3 vite burg.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi t’i heqë gjyqtarit Hysi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vitet e ardhshme.

Gjyqtari Roland  Hysi ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove si dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje, e cila ka qenë palë  në një proces, që drejtohej nga Hysi.