MENU
klinika

Artefakte

Google sjell në 3D qytetërimin e lashtë Maja

27.10.2019 - 11:38

      Gjiganti teknologjik “Google” në bashkëpunim me muzeun e britanik dhe Institutin Kombëtar të Meksikës për Antropologjinë dhe Historinë, me qëllim që të digjitalizojë botën e lashtë të fisit Maja.

Projekti i ri, i prezantuar në zyrat pranë kompanisë “Google” në Meksiko Siti, është pjesë e një platforme të gjigantit teknologjik, që synon t’i bëjë të qasshme në internet, artefaktet e fisit të famshëm para erës së re.

 

“Hulumtimi i botës së Majave” përqendrohet në qytetërimin që arriti kulmin, rreth viteve 250-900 para Krishtit. Ky fis ishte i vendosur në vendin që tashmë, njihet si jugu i Meksikës dhe veriu i Amerikës Qendrore.

Platforma digjitale që vjen për publikun përmban artikuj, video, fotografi dhe modele tridimensionale, që mundësojnë njohjen me kulturën, historinë, artin dhe arkitekturën në qytetërimin Maja.

 

Qendër e projektit është pallati i qytetit Palenke, që u zbulua nga hulumtuesi britanik, Alfred Maudslay.

Hulumtimi i shekullit 19-të, u mundësoi kuratorëve të krijojnë një kopje të pallatit, me qëllim që të gjithë të mund ta shihnin atë ndërtesë të lashtëe në internet. Përmes këtij projekti synohet që të vazhdohet digjitalizimi i veprave tjera, që ndodhen në muzeun e Londrës.