MENU
klinika

“Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet”

Greqia i jep ‘dritën jeshile’ Shqipërisë për në BE

09.10.2019 - 14:03

Greqia e ka shprehur edhe nje here hapur mbeshtetjen per Shqiperine ne procesin e negociatave me BE.

Ministri plotësues i Jashtëm i Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis, tha sot se vendi i tij gjithmonë e ka mbështetur politikën e zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

“Jemi për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë, në një kohë si për Shqipërinë e Maqedoninë. Ndarja e vendeve mund të sjellë destabilitet.

Kjo është arsyeja pse vendi ynë konsideron se vendimi për të filluar negociatat e pranimit për të dy vendet duhet të merret në të njëjtën kohë.

Sidoqoftë, mbështetja greke për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor është e lidhur në mënyrë të pandashme me plotësimin e kushteve dhe performancën e vendeve kandidate”, shprehet ministri.