MENU
klinika

Parakalimet "mbulojnë" shtetin

Greqia tregon forcën ushtarake

28.10.2019 - 14:30

Greqia demostroi sot forcën ushtarake në festën e saj kombëtare që njihet si “Dita e Jo-së”, për përkujtimin e ushtarëve të rënë gjatë luftës italo-greke.

Në Selanik, u mbajt një paradë e madhe në bulevardin kryesor të qytetit, ku parakaluan forcat ushtarake. Në ajër demonstruan forcat ajrore me helikopterë dhe avionët F-16.

Ceremonia në Selanik u ndoq nga Presidenti i vendit, Prokopis Pavlopoulos.

Gjithashtu në Athinë u mbajt paradë, ku në rrugë dolën nxënësit e shkollave duke mbajtur flamurin grek, një traditë e hershme në festat e Greqisë.

 

Në këtë paradë morën pjesë të gjitha shkollat e Athinës.

Të pranishëm ishin edhe ministra të qeverisë greke e zyrtarë të tjerë.