MENU
klinika

Karriera e tij në kolaps

Grezda rikthehet në fushë, e nis me penallti të humbur!

08.10.2019 - 17:51

Sulmuesi Eros Grezda është rikthyer të luajë një ndeshje zyrtare.

Ai nuk ishte aktivizuar më që pas sherrit që pati me kundërshtarin duke e pështyrë në një ndeshje të ekipit B, ndërsa tani shqiptari po merr minuta.

Trajneri Steven Gerrard e ka jashtë planeve, por sulmuesi po luan me ekipin e Akademisë.

Grezda është në formacion me Akademinën e klubit skocez në sfidën kundër Charlise United.

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për miqtë, ndërsa shqiptari humbi dhe një penallti në minutën e katërt të sfidës. Grezda u penalizua nga Rangers dhe u mendua se nuk do të luante më me skocezët, por situatat kanë ndryshuar.

Shqiptari po humbet shumë dhe karriera e tij është futur në kolaps total.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN